Rutte: Aleatët po bisedojnë hapat për të mbajtur Arktikun të sigurt
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha sot se vendet aleate po diskutojnë “hapat e ardhshëm” për të siguruar sigurinë në Arktik, duke përmendur rrezikun që Rusia dhe Kina të jenë “më aktive” në rajonin strategjikisht të rëndësishëm. “Të gjithë aleatët bien dakord për rëndësinë dhe sigurinë e Arktikut, sepse e dimë se me hapjen e rrugëve detare, ekziston rreziku që rusët dhe kinezët të jenë më aktivë. Dhe siç e dini, ka tetë vende arktike”, u tha Rutte gazetarëve në Zagreb gjatë një konference të përbashkët për mediat me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç. Ai tha se shtatë nga tetë vendet arktike janë anëtare të NATO-s: SHBA-ja, Kanadaja, Danimarka, Islanda, Norvegjia, Finlanda dhe Suedia, ndërsa Rusia mbetet i vetmi vend arktik jashtë aleancës. Kina...
Burimi:
vizionplus.tv