Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Rusia zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi
Rusia duket se po ecën drejt instalimit gradual të raketave të reja balistike hipersonike të cilat janë të afta të mbajnë koka bërthamore në një ish-bazë ajrore në Bjellorusinë lindore. Ky zhvillim mund të rrisë ndjeshëm aftësinë e Moskës për të goditur objektiva në të gjithë Evropën. Sipas agjencisë Reuters, këtë përfundim e nxjerrin dy studiues amerikanë, të cilët kanë analizuar imazhe satelitore. Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur më herët synimin për të vendosur në Bjellorusi raketa me rreze të mesme të tipit Oreshnik, të cilat kanë një rreze veprimi deri në 5.500 kilometra, pa bërë të ditur deri më tani vendndodhjen e saktë. Exclusive: Moscow is likely stationing new nuclear-capable hypersonic ballistic missiles at an eastern Belarus ex-airbase, which could bolster Russia’s ability...