Rusia urdhëron bllokimin e aplikacionit WhatsApp
Rusia ka vendosur ta nxjerrë jashtë loje aplikacionin WhatsApp, ndërsa po shtrëngon rrethin ndaj aplikacioneve të huaja të komunikimit. Urdhri për bllokim vjen nga autoritetet rregullatore, në një kohë kur Kremlini po shton presionin për përdorimin e platformave vendase. WhatsApp, në pronësi të Meta, tha se masa synon të shtyjë më shumë se 100 milionë përdorues në Rusi drejt një “aplikacioni shtetëror për mbikëqyrje”. Kompania deklaroi se po bën gjithçka për t’i mbajtur njerëzit të lidhur dhe paralajmëroi se izolimi i përdoruesve nga komunikimi privat dhe i sigurt është një hap pas që mund të çojë në më pak siguri për qytetarët rusë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i tha BBC-së se vendimi u mor për shkak të “mosgatishmërisë së Meta për të respektuar normat dhe germën e ligjit...
Burimi:
opinion.al