Rusia: Ukraina ka kryer sulme vdekjeprurëse me dronë
Një grua ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur në sulmet me dronë që Ukraina kreu gjatë natës në qytetin rus të Voronezhit, sipas guvernatorit të këtij rajoni, Alexander Gusev. Më shumë se dhjetë ndërtesa banimi, dhjetë shtëpi private, një shkollë e mesme dhe disa ndërtesa qeveritare janë dëmtuar gjatë sulmeve në këtë qytet, tha Gusev në Telegram. “Qyteti ynë ishte cak i një prej sulmeve më të mëdha me dronë që nga nisja e operacionit të posaçëm ushtarak”, tha Gusev, duke përdorur termin që Moska përdor për luftën në Ukrainë. Sulmet në Voronezh, që gjendet 470 kilometra nga Moska dhe rreth 250 kilometra larg nga kufiri me Ukrainën, nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur. Ukraina thotë se sulmon caqe brenda...
Burimi:
vizionplus.tv