Rusia sulmon Ukrainën, ndërsa vazhdojnë bisedimet me SHBA për paqe

Rusia sulmon Ukrainën, ndërsa vazhdojnë bisedimet me SHBA për paqe

Rusia ka kryer sulme me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës gjatë natës, duke vrarë një person dhe duke plagosur 23 të tjerë, pavarësisht pjesëmarrjes në bisedimet me SHBA-në që synojnë t’i japin fund luftës. Kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas, Kiev, Vitaly Klischo, tha se një person kishte vdekur dhe katër ishin plagosur pas një sulmi masiv. Ai shtoi se infrastruktura kritike e kryeqytetit ishte dëmtuar, gjë që kishte lënë 6,000 ndërtesa pa ngrohje. Sulme pati edhe në Kharkiv. Kryebashkiaku I këtij qyteti, Ihor Terekhov tha se 19 persona ishin plagosur gjatë sulmeve në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Në një deklaratë pas sulmeve, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se objektivi kryesor i rusëve ishte infrastruktura energjetike. Sulmet u kryen në kohën kur delegacionet...