Rusia sulmon Ukrainën me raketë balistike, 10 të vrarë në Khrakiv
Të paktën 10 persona u vranë kur Rusia goditi një ndërtesë banimi pesëkatëshe në qytetin verilindor ukrainas të Kharkivitme një raketë balistike, thanë zyrtarët lokalë më 8 mars, duke nxitur një thirrje të zemëruar nga presidenti Volodymyr Zelensky që partnerët perëndimorë të veprojnë. “Që nga rënia e natës, ekipet e shpëtimit po çmontojnë rrënojat e një ndërtese banimi në Harkiv pas një sulmi me raketë balistike ruse”, tha Zelensky në Telegram. “Hyrja u shkatërrua, katet e sipërme të një ndërtese fqinje u dëmtuan… Mund të ketë ende njerëz nën rrënoja. Të gjitha shërbimet e nevojshme janë në vend për operacionet e shpëtimit”. Zyrtarët thanë se dy fëmijë ishin në mesin e të vrarëve nga sulmi. AFP-ja tha se gazetarët e saj panë ekipet e shpëtimit...
Burimi:
javanews.al