Rusia sulmon rëndë disa rajone të Ukrainës! Disa të vrarë e të plagosur, bllokadë energjetike
Dy persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë një sulmi masiv me dronë nga Rusia në disa rajone të Ukrainës. Presidenti Volodymyr Zelensky konfirmoi sulmin, duke theksuar shkatërrimet që janë bërë në disa qytete si Sumy, Kharkiv, Dnipro, Zaporizhzhia dhe Odesa. Sulmi, që përfshiu mbi 200 dronë, goditi të paktën 15 lokacione. Në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, një qytetar humbi jetën. Kryebashkiaku foli për dëme të konsiderueshme në infrastrukturën energjetike të qytetit. Kjo valë e re agresioni rus ka shkaktuar ndërprerje masive të energjisë në qytetet kryesore, përfshirë kryeqytetin Kiev. Ndërsa temperaturat arrijnë deri në -16°C, situata është përkeqësuar, duke i lënë banorët në kushte mbijetese. Zelensky njoftoi se kishte urdhëruar përshpejtimin e importeve të energjisë elektrike...
Burimi:
javanews.al