Rusia sulme të reja me dronë në Kiev, Ukraina godet depon e karburantit në Volgograd

Rusia sulme të reja me dronë në Kiev, Ukraina godet depon e karburantit në Volgograd

Ukraina është përballur me një tjetër valë sulmesh. Rusia lëshoi turma dronësh në drejtim të Kievit dhe në qytete të tjera ukrainase. “Dronët armiqësorë po i afrohen Kievit nga veriu”, deklaroi kryebashkiaku Vitaliy Klitschko në Telegram, ndërsa mediat lokale raportuan shpërthime që tronditën qytetin, i cili, së bashku me Lvivin, ishte goditur natën e kaluar nga raketat e frikshme hipersonike Oreshnik. Shpërthime ndodhën në Krivyi Rih pas një sulmi masiv me dron rus, si edhe në Dnipro ku Rusia goditi me raketa dhe dronë.Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet të hënën me kërkesë të Ukrainës, pasi sulmet masive ruse në Kiev e lanë kryeqytetin pjesërisht pa ngrohje.“Rusia ka arritur një nivel të ri tronditës të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit në...