Rusia sulme intensive në Ukrainë, viktima dhe të plagosur, goditet infrastruktura energjitike
Forcat ruse kanë nisur një valë sulmesh intensive me raketa gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të marte në Ukrainë. Si pasojë, katër persona mbetën të vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur pas shënjestrimit në banesat e tyre duke përfshirë në kryeqytetin Kiev, rajonet Dnipro, Kharkiv dhe Donetsk. Sulmet prekën gjerësish infrastrukturën energjitike duke lënë pa energji dhe ngrohje mijëra banorë mes temperaturave të ulëta që kanë prekur vendin. Presidenti Zelensky reagoi këtë mëngjes duke thënë se temperaturat minus nuk do ta ndihmojnë rusinë të fitojë luftën. “Çdo sulm i tillë kundër jetës është një kujtesë se mbështetja për Ukrainën nuk mund të ndalet. Raketat për sistemet e mbrojtjes ajrore nevojiten çdo ditë, dhe veçanërisht gjatë dimrit. Bota mund t’i përgjigjet këtij terrori...
Burimi:
vizionplus.tv