Rusia: Nuk i kemi arritur objektivat në Ukrainë, do vijojmë të luftojmë

Rusia: Nuk i kemi arritur objektivat në Ukrainë, do vijojmë të luftojmë

Kremlini është përpjekur të justifikojë luftën në Ukrainë në përvjetorin e katërt, duke thënë se ka pasur ndërhyrje të drejtpërdrejtë në konflikt nga vendet europiane.  “Pas ndërhyrjes së drejtpërdrejtë në këtë konflikt nga vendet e Evropës Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara, operacioni special ushtarak de facto u shndërrua në një konfrontim shumë më të madh midis Rusisë dhe vendeve perëndimore, të cilat kishin dhe vazhdojnë të kenë qëllimin e shkatërrimit të vendit tonë” , tha zëdhënësi Dmitry Peskov. Peskov deklaroi se qëllimet e operacionit ushtarak special të Rusisë nuk ishin arritur ende dhe se forcat rusedo të luftonin derisa të arriheshin. Qëllimi kryesor, sipas tij, ishte siguria e atyre që jetonin ose jetojnë në Ukrainën lindore. I pyetur nëse Moska besonte se konflikti mund të zgjidhej përmes bisedimeve, pasi tre raunde...