Rusia humb një tjetër burim miliardash, fund i kontratave të gazit në Zvicër?

Rusia humb një tjetër burim miliardash, fund i kontratave të gazit në Zvicër?

Gjenevë – Qeveria e Zvicrës njoftoi të mërkurën, 25 shkurt, se blerja dhe importi i gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga Rusia do të ndalohet plotësisht, në përputhje me paketën e fundit të sanksioneve të Bashkimit Europian kundër Moskës. “Prej 25 prillit, një ndalim i plotë për blerjen dhe importin e gazit të lëngshëm natyror nga Rusia”, thuhet në deklaratën e qeverisë. Sidoqoftë, për kontratat ekzistuese afatgjata të furnizimit do të aplikohet një periudhë tranzitore deri në fund të vitit. Qeveria thekson se kjo masë synon të ulë të ardhurat e Rusisë nga shitja e karburanteve fosile, të cilat përbëjnë një burim kryesor financimi për luftën kundër Ukrainës. Ky vendim është pjesë e një sërë masash të miratuara nga qeveria zvicerane për t’u përputhur me paketën e...