Rusia hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta

Rusia hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta

Kremlini ka mohuar çdo lidhje të mundshme mes financierit të ndjerë Jeffrey Epstein dhe shërbimeve ruse të inteligjencës, duke i cilësuar akuzat si të pavërteta dhe pa rëndësi. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të enjten se Moska nuk ka ndërmend të humbasë kohë duke iu përgjigjur deklaratave që, sipas tij, nuk qëndrojnë. “Do të doja të tallesha me këto deklarata, por nuk ia vlen të harxhojmë kohë,” u shpreh Peskov, i pyetur nga agjencia Reuters. Reagimi i Kremlinit vjen pas deklaratave të kryeministrit polak Donald Tusk, i cili njoftoi se Polonia do të nisë një hetim për lidhje të mundshme mes Epstein dhe shërbimeve ruse të inteligjencës, si dhe për çdo ndikim që këto lidhje mund të kenë pasur ndaj Varshavës. Tusk nuk paraqiti prova konkrete për këto...