Rusia godet me dronë sistemin energjetik të Ukrainës

Rusia godet me dronë sistemin energjetik të Ukrainës

Rusia nisi sulme me dronë mbi infrastrukturën energjetike të Ukrainës të hënën, duke ndërprerë energjinë elektrike në pesë rajone. Forcat ajrore ukrainase thanë se trupat ruse kishin lëshuar 145 dronë. Njësitë e mbrojtjes ajrore qëlluan 126 prej tyre. “Që nga mëngjesi i sotëm, konsumatorët në rajonet Sumy, Odesa, Dnipropetrovsk, Kharkiv dhe Chernihiv janë pa energji elektrike. Puna e riparimit emergjent është duke u zhvilluar nëse situata e sigurisë e lejon.”, tha Ministria e Energjisë në një deklaratë. Në rajonin jugor të Odesës, infrastruktura e energjisë dhe gazit u dëmtua, deklaroi guvernatori rajonal, duke shtuar se një person u plagos në sulm. DTEK, kompania më e madhe private e energjisë në Ukrainë, tha se objekti i saj energjetik në Odesa ishte dëmtuuar, duke lënë pa energji...