Rusia godet Kievin me dronë e raketa
Të paktën 2 persona u vranë dhe 5 të tjerë u plagosën në një “sulm masiv” rus me raketa dhe mjete dronë në rajonin e Kievit, njoftoi kreu i komandës ushtarake rajonale në orët e para të mëngjesit. “Për fat të keq, dy persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën në rajonin e Brovary, ndërsa një tjetër u plagos në rajonin e Vyshhorod”, tha Mykola Kalashnik nëpërmjet Telegram. Edhe pse vëmendja është nga lufta në Lindjen e Mesme shkëmbimet e zjarrit mes Rusisë dhe Ukrainës kanë vijuar.
Burimi:
opinion.al