Rusia godet ashpër Ukrainën, shkatërrohet infrastruktura energjitike, mijëra objekte në errësirë

Rusia godet ashpër Ukrainën, shkatërrohet infrastruktura energjitike, mijëra objekte në errësirë

Rreth 1,700 pallate në kryeqytetin ukrainas, Kiev , mbeten pa ngrohje pas një sulmi rus me raketa dhe drone. Kështu bëri të ditur  këtë të dielë kryebashkiaku Vitalii Klitschko. Moska ka intensifikuar ndjeshëm bombardimet ndaj sistemit energjetik të Ukrainës që nga nisja e pushtimit në vitin 2022. Të shtunën, Rusia ndërmori një ofensivë  të gjerë kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës, duke shkaktuar shpërthime të forta në Kiev gjatë natës dhe duke lënë rreth 1.2 milionë objekte pa energji elektrike në mbarë vendin, në kushte temperaturash nën zero. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se objektivat kryesore të Rusisë janë sektori energjetik, infrastruktura kritike dhe ndërtesat e banimit. Ai theksoi se po vazhdon punën më ndërkombëtarët për të siguruar mbrojtje për  vendin e tij. “Ne vazhdojmë të...