Rusia e sulmon Ukrainën me raketën bërthamore, Oreshnik
Rusia lëshoi një raketë të re balistike me kapacitet bërthamor dhe me disa koka bërthamore drejt Ukrainës perëndimore, si pjesë e një breshërie raketash dhe dronësh që goditën qytete ukrainase, përfshirë Kievin, ku të paktën katër persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha më 9 janar se përdorimi i raketës, të quajtur Oreshnik, ishte si përgjigje ndaj një sulmi të pretenduar me dron nga Ukraina në fund të dhjetorit, që sipas Moskës kishte për cak një rezidencë të përdorur nga presidenti rus, Vladimir Putin. Kievi e ka mohuar këtë pretendim, dhe CIA-ja gjithashtu e ka cilësuar si të rremë. Forcat ajrore të Ukrainës kishin paralajmëruar për një sulm me raketa nga një poligon testues në Rusi pak...
Burimi:
vizionplus.tv