Rusia “e pamëshirshme” edhe për festa, sulmon Ukrainën me 500 dronë

Rusia “e pamëshirshme” edhe për festa, sulmon Ukrainën me 500 dronë

Rusia nisi një sulm ndaj Ukrainës me gati 500 dronë dhe 40 raketa gjatë natës, duke synuar infrastrukturën energjetike dhe civile, tha të martën Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. “Nëse Rusia vijon sulmet edhe në periudhën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, atëherë këtij aktiviteti të sëmurë mund t’i përgjigjet vetëm me masa vërtet të forta”, shkroi Zelensky në platformën X, duke u bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Evropës të ushtrojnë më shumë presion mbi Moskën. Presidenti ukrainas i bëri këto komente para se të nisej për në Shtetet e Bashkuara, ku pritet të takohet me homologun e tij amerikan Donald Trump për të diskutuar një plan që synon t’i japë fund luftës Rusi -Ukrainë. Rusët “ nuk duan t’i japin fund luftës dhe kërkojnë të shfrytëzojnë çdo mundësi për të shkaktuar vuajtje edhe më të mëdha në Ukrainë dhe për të rritur...