Rusia breshëri dronësh e raketash, dhjetëra të plagosur, në Gjenevë mbahen bisedimet SHBA-Ukrainë
Pavarësisht përpjekjeve të diplomacisë për përfundimin e luftës, Rusia nuk i ka ndalur sulmet në Ukrainë. Si pasojë dhjetëra persona janë plagosur, mes tyre edhe fëmijë. Zelensky: Mbrëmë Rusia i shpalli përsëri luftë infrastrukturës kritike dhe ndërtesave të zakonshme te banimit. 420 dronë, shumica e tyre “shahedë”, dhe 39 raketa të llojeve të ndryshme përfshirë 11 balistike, u qëlluan drejt popullit tonë. Shkatërrime janë regjistruar në tetë rajone, me shumë shtëpi private dhe pallate të dëmtuara. Deri më tani, dhjetëra njerëz raportohen të plagosur si pasojë e këtij sulmi, përfshirë fëmijë. Objektet e infrastrukturës së gazit në rajonin e Poltavas u vunë gjithashtu në shënjestër, së bashku me nënstacionet elektrike në rajonet e Kievit dhe Dnipros. Këto sulme i paraprijnë një takimi kyç që pritet...
Burimi:
vizionplus.tv