Rusia bombardon Ukrainën mes bisedimeve tripalëshe me SHBA-në për t’i dhënë fund luftës

Rusia bombardon Ukrainën mes bisedimeve tripalëshe me SHBA-në për t’i dhënë fund luftës

Rusia ka kryer sulme me dronë dhe raketa kundër Ukrainës gjatë natës, duke e vrarë një person dhe duke i plagosur 23 të tjerë, pavarësisht bisedimeve tripalëshe me Shtetet e Bashkuara që janë duke u zhvilluar për përfundimin e luftës. Delegacione nga Rusia, Ukraina dhe SHBA-ja u mblodhën të premten në Abu Dabi në bisedimet e para tripalëshe qëkurse Kremlini e nisi pushtimin e plotë të vendit fqinj në vitin 2022. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, e akuzoi të shtunën presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, se urdhëroi në mënyrë “cinike” sulme me raketa, ndërkohë që bisedimet mes palëve po vazhdonin në Abu Dabi. “Ky sulm barbar edhe një herë dëshmon se vendi i Putinit nuk është në tryezën e paqes, por në bankën...