Rusia akuzon Ukrainën për “pengimin” e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës

Rusia akuzon Ukrainën për “pengimin” e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës

Rusia akuzoi Ukrainën se po pengon bisedimet mbi një plan të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës, duke thënë se teksti i ri i paraqitur nga Kievi këtë javë ishte “rrënjësisht i ndryshëm” nga ai që Moska negocioi me amerikanët. “Kievi dhe sponsorët e tij, kryesisht në Bashkimin Evropian, të cilët nuk e shohin një marrëveshje në mënyrë të favorshme, kanë dyfishuar përpjekjet e tyre për ta prishur atë”, tha zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov. “Pa një zgjidhje adekuate të problemeve që shkaktuan këtë krizë, thjesht do të jetë e pamundur të arrihet një marrëveshje përfundimtare”, vazhdoi Ryabkov. Ai bëri thirrje për “qëndrim brenda kufijve të përcaktuar” gjatë samitit midis Presidentëve Vladimir Putin dhe Donald Trump  në Alaska gjatë gushtit. Përndryshe, “nuk mund të arrihet asnjë marrëveshje”, shtoi ai. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paraqiti një...