Rusia akuzon SHBA-të për “akt të qartë piraterie” pas sekuestrimit të një cisternë ruse
Një zyrtar i lartë i partisë në pushtet “Rusia e Bashkuar”, deputeti rus Andrei Klishas, e ka cilësuar të mërkurën si “një akt të qartë piraterie” sekuestrimin nga Shtetet e Bashkuara të cisternës me flamur rus “Marinera”. Lajmi është raportuar nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS. Më herët, Ministria ruse e Transporteve njoftoi se më 24 dhjetor 2025 anija “Marinera” kishte marrë leje të përkohshme për të lundruar nën flamurin e Federatës Ruse, në përputhje me legjislacionin rus dhe rregullat e së drejtës ndërkombëtare. Sipas të njëjtit njoftim, sot rreth orës 15:00 sipas kohës së Moskës, në ujëra të hapura dhe jashtë ujërave territoriale të çdo shteti, forcat e Marinës Luftarake të SHBA-së u ngjitën në bord të anijes, çka solli humbjen e komunikimit...
Burimi:
ntv.al