Rusia 300 dronë dhe 18 raketa balistike drejt Ukrainës

Rusia 300 dronë dhe 18 raketa balistike drejt Ukrainës

Brenda pak minutash rusët lëshuan mbi njëzet raketa balistike kundër Kievit, Kharkivit, Dnipros dhe Provincës Zaporizhia. Objektivat kryesore ishin përsëri termocentralet. Të paktën 4 persona u vranë, ndërsa shumë lagje të kryeqytetit u zhytën në errësirë dhe mbetën pa ngrohje, me temperaturat që zbritën në minus 14 gradë. Presidenti Volodymyr Zelensky përmes një postimi në X tha se rusët lëshuan gati 300 dronë sulmues, shumica prej tyre Shaheds, 18 raketa balistike dhe shtatë raketa kruiz gjatë natës. “Edhe një herë objektivi kryesor i sulmit ishin objektet tona të prodhimit të energjisë. Për fat të keq, ka ndodhur shkatërrim i gjerë i infrastrukturës civile. Rajonet e Dnipro, Zhytomyr, Zaporizhzhia, Kiev, Odessa, Sumy, Kharkiv dhe Donetsk u sulmuan” dhe se “pa ndonjë qëllim ushtarak, Rusia lëshoi ​​raketa...