Rubio: Trump dëshiron të blejë Groenlandën/ Shtëpia e Bardhë paralajmëron: Nuk përjashtohet opsioni ushtarak
“Presidenti Trump e ka bërë të qartë se blerja e Groenlandës është një përparësi e sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara dhe është thelbësore për të penguar kundërshtarët tanë në Arktik. Ai dhe ekipi i tij po diskutojnë disa mundësi për të ndjekur këtë objektiv të rëndësishëm të politikës së jashtme dhe, sigurisht, përdorimi i forcave ushtarake amerikane është gjithmonë një opsion i mundshëm në dispozicion të komandantit të përgjithshëm.” Kështu, deklaroi Shtëpia e Bardhë, në lidhje me temën e blerjes së Groenlandës. Operacioni mund të marrë edhe formën e një “Shoqate të Lirë”, por kjo perspektivë ende nuk i qetëson Groenlandën dhe Danimarkën , të cilët kanë kërkuar një takim me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio. Sipas WSJ, Rubio i tha një grupi ligjvënësish amerikanë se qëllimi...
Burimi:
ntv.al