Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni, jeni në pikën tuaj më të dobët

Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni, jeni në pikën tuaj më të dobët

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara nuk do ta lejojnë Iranin të marrë “kontroll të përhershëm” të Ngushticës së Hormuzit apo të vendosë një sistem taksimi, siç ka kërcënuar Teherani. “Kjo nuk do të lejohet në asnjë rrethanë”, deklaroi Rubio, duke shtuar se Presidenti Donald Trump ka në dispozicion disa opsione për të parandaluar një skenar të tillë, nëse vendos t’i përdorë ato. Në një intervistë për ABC News, Rubio theksoi se nuk do të zbulojë detaje mbi këto opsione apo taktikat ushtarake. “Këto janë çështje që trajtohen nga Departamenti i Mbrojtjes”, u shpreh ai, duke shtuar se ekziston një plan i zbatueshëm për arritjen e objektivave amerikane. Sipas tij, këto objektiva mund të arrihen “brenda pak javësh, jo muajsh”. Rubio kujtoi...