Rubio në Mynih:SHBA-Europë të destinuara të jenë bashkë,të rindërtojmë rendin global
Shtetet e bashkuara dhe miqtë tanë evropianë janë të destinuar të jenë bashkë, tha sekretari amerikan Marco Rubio në konferencën së sigurisë në Mynih duke zbutur tonet diplomatike një ditë pas kritikave të kancelarit Merz dhe deklaratave se Gjermania dhe Franca po bisedojnë për një program të përbashkët për mbrojtje bërthamore. Kur SHBA-të nuk pajtohen me Evropën, kjo ndodh sepse janë të shqetësuar për fatin e kontinentit të vjetër, i ndërlidhur gjithmonë me atë të amerikës, tha sekretari Rubio duke kërkuar një rindërtim të aleancës dhe rendit global. “Nuk duhet ta braktisim sistemin e bashkëpunimit ndërkombëtar që kemi krijuar, as të çmontojmë institucionet globale të rendit të vjetër. Por këto duhet të reformohen, të rindërtohen. Kombet e Bashkuara kanë ende potencial të madh për të...
Burimi:
opinion.al