Rubio: Kuba ka një ekonomi që nuk funksionon dhe një sistem politik e qeverisës të paaftë për të dhënë zgjidhje
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se masat e fundit të ndërmarra nga Kuba për të lejuar investime private nga diaspora janë të pamjaftueshme dhe nuk adresojnë problemet kryesore të vendit. “Kuba ka një ekonomi që nuk funksionon dhe një sistem politik e qeverisës të paaftë për të dhënë zgjidhje. Nevojiten ndryshime rrënjësore,” u shpreh Rubio, i njohur për qëndrimin e tij kritik ndaj regjimit në Havanë. Ai shtoi se vendimet e fundit “janë të pamjaftueshme dhe nuk do ta zgjidhin problemin”, duke bërë thirrje për masa më serioze. Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se administrata e tij po shqyrton hapa të mëtejshëm për Kubën, pa dhënë detaje konkrete. Reagimet vijnë pasi qeveria kubane njoftoi se do t’i lejojë diasporës të...
Burimi:
vizionplus.tv