Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara po përballeshin me një kërcënim real që nxiti sulmet ndaj Iranit. Sipas tij, Kongresi ishte njoftuar për kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare, ndërsa shtoi se sulmet ishin në rrugë e sipër. “Absolutisht kishte një kërcënim të afërt” tha Rubio. Ai pretendoi se ushtria iraniane po zgjeronte programin e saj të armëve bërthamore dhe planifikonte të nisë sulme kundër Amerikës dhe aleatëve të saj në rajon. Rubio tha se Irani ka sulmuar zona civile në Lindjen e Mesme në sulme hakmarrëse që nga fillimi i sulmeve të shtunën. “Ne do të donim të shihnim këtë regjim të zëvendësohej. Dhe në fund të fundit, siç ka thënë presidenti, ai do të donte që populli i...