Rubio i bindur: SHBA është i vetmi vend që mund të bindë Rusinë dhe Ukrainën

Rubio i bindur: SHBA është i vetmi vend që mund të bindë Rusinë dhe Ukrainën

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio thotë se SHBA-të janë i vetmi komb në tokë që ka qenë në gjendje të ulë në një tryezë Ukrainën dhe Rusinë për të biseduar në përpjekje për t’i dhënë fund luftës. “Nuk jam këtu për të fyer askënd, por Kombet e Bashkuara nuk kanë qenë në gjendje ta bëjnë këtë. Nuk ka asnjë vend tjetër në Evropë që ka qenë në gjendje ta bëjë këtë”, tha Rubio. Diplomati amerikan shtoi se SHBA nuk po kërkojnë t’i imponojnë një marrëveshje askujt, por se thjesht duan t’i ndihmojnë dy vendet sepse lufta është e dëmshme për të dyja palët. “Ne nuk po kërkojmë t’i imponojmë një marrëveshje askujt. Ne nuk po përpiqemi ta detyrojmë askënd të pranojë një marrëveshje që...