Rubio dërgon letër: Shpalleni Pasdaranin grup terrorist, keni kohë deri të premten

Rubio dërgon letër: Shpalleni Pasdaranin grup terrorist, keni kohë deri të premten

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, u ka kërkuar diplomatëve amerikanë jashtë vendit që t’u bëjnë thirrje aleatëve që t’i klasifikojnë Gardën Revolucionare të Iranit dhe Hezbollahun me bazë në Liban si grupe terroriste, duke përmendur një rrezik në rritje sulmi, raportoi Reuters. Direktiva e brendshme, e datës 16 mars dhe e nënshkruar nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, iu dërgua të gjitha misioneve diplomatike dhe konsullore të SHBA-së në të gjithë botën. Ajo u kërkon diplomatëve amerikanë t’ua përcjellin mesazhin homologëve të tyre “në nivelin më të lartë të përshtatshëm” dhe jo më vonë se 20 marsi, duke shtuar se përpjekjet për të avokuar për futjen në listën e zezë të këtyre grupeve duhet të koordinohen me homologët izraelitë. Administrata Trump po...