Rritje e flukseve të emigracionit të parregullt drejt Britanisë! Mbi 1,400 mbërritje në një javë

Rritje e flukseve të emigracionit të parregullt drejt Britanisë! Mbi 1,400 mbërritje në një javë

Qeveria britanike ka deklaruar se, sipas shifrave të fundit zyrtare, ka pasur një rritje të ndjeshme të flukseve të emigracionit të parregullt nga Kanali Anglez me varka të vogla drejt Mbretërisë së Bashkuar. Vetëm javën e fundit, më shumë se 1,400 persona u zbuluan duke hyrë në ishull, duke shfrytëzuar kushtet e mira të motit pavarësisht masave të mbikëqyrjes dhe bashkëpunimit me autoritetet franceze. Vetëm më 20 dhjetor, 803 refugjatë mbërritën ilegalisht në Britaninë e Madhe nëpërmjet 13 anijeve. Mbërritjet bëhen kryesisht me gomone nga bregu verior i Francës, në kushte të rrezikshme. Ministrja e Punëve të Jashtme, Yvette Cooper, ka zhvilluar një sërë kontaktesh me partnerët evropianë, me objektivin kryesor kufizimin e flukseve të parregullta dhe luftimin e rrjeteve të trafikimit që veprojnë në...