Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

Lufta në Lindjen e Mesme dhe rritja e çmimeve të karburantit për aviacionin kanë çuar në një rritje të konsiderueshme të çmimeve të biletave të avionëve, që arrin deri në 15% mesatarisht. Kompanitë ajrore po përballen me një rritje drastike të kostos së karburantit, që përbën një pjesë të madhe të shpenzimeve të tyre operacionale, duke e çuar këtë kosto në 45-50% të shpenzimeve totale. Për më tepër, çmimi i karburantit për aviacion është rritur ndjeshëm, duke kaluar nga 85-90 dollarë për fuçi në 150-200 dollarë për fuçi, ndonëse çmimi i naftës Brent ka qëndruar në rreth 120 dollarë. Në disa rajone, sidomos në Evropë, çmimi i karburantit është rritur deri në 1.600 dollarë për ton, një rritje e ndjeshme nga 830 dollarë që ishte...