Rritja e çmimeve, Von der Leyen: Kthimi i BE te karburantet ruse do të ishte një gabim strategjik

Rritja e çmimeve, Von der Leyen: Kthimi i BE te karburantet ruse do të ishte një gabim strategjik

Europa do të bënte një gabim strategjik nëse do të përpiqej që të ulte çmimet e energjisë me një rikthim te lëndët djegëse fosile ruse. Këtë e konfirmoi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, që zbuloi një strategji për kufizimin e rritjes së çmimeve për naftën dhe energjinë. “Që nga fillimi i këtij konflikti, çmimet e gazit janë rritur me 50% dhe çmimet e naftës janë rritur me 27%. Nëse e përktheni këtë në euro, 10 ditët e luftës u kanë kushtuar tashmë taksapaguesve europianë 3 miliardë euro shtesë në importet e karburanteve fosile. Ky është çmimi i varësisë sonë. Fakti është se ne kemi burime energjie vendase: burime të rinovueshme dhe energji bërthamore. Çmimet e tyre kanë mbetur të njëjta gjatë 10...