Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

Gjermania ka vendosur të ndërhyjë me masa emergjente për të përballuar rritjen e çmimeve të karburanteve, të shkaktuar nga përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme. Qeveria gjermane ka miratuar një ulje të përkohshme të taksës së karburantit me 17 cent për litër për benzinë dhe naftë, masë që do të jetë në fuqi për dy muaj. Synimi është lehtësimi i barrës financiare për familjet dhe bizneset, të cilat po përballen me kosto në rritje. Kancelari Friedrich Merz paralajmëroi se efektet e këtij konflikti nuk do të jenë afatshkurtra. “Pasojat e kësaj lufte do të ndihen për një kohë të gjatë, edhe pas përfundimit të saj. Qeveria do të bëjë gjithçka që ka në dorë për të mbështetur ekonominë dhe për të lehtësuar situatën e...