Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

Numri i aeroporteve në Itali që po përballen me mungesë karburanti për avionë është në rritje, duke ngritur shqetësime për sezonin turistik veror dhe lëvizjen ajrore në muajt në vijim. Sipas buletineve aeronautike NOTAM, pas paralajmërimeve fillestare për katër aeroporte, një njoftim i ri është lëshuar edhe për Brindisi, ku linjat ajrore nuk do të mund të furnizohen normalisht me karburant. Në dokument thuhet se janë në dispozicion vetëm “sasi të kufizuara”, të rezervuara për fluturime qeveritare, emergjente dhe mjekësore. Si pasojë, avionët do të duhet të planifikojnë furnizimin që nga aeroportet e mëparshme. Kufizime të ngjashme janë raportuar edhe në Reggio Calabria dhe Pescara, ndërsa kompania Air BP Italia ka njoftuar shpërndarje të kufizuar karburanti për fluturimet drejt aeroporteve të Milano Linate, Venecia, Treviso...