Rritet bilanci i viktimave nga i ftohti në SHBA, shkon në 34 numri i të vdekurve…
Ka shkuar në 34 numri i personave që kanë humbur jetën në Shtetet e Bashkuara si pasojë e stuhisë së fuqishme dimërore “Fern”, e cila ka goditur pjesë të mëdha të vendit gjatë fundjavës. Viktimat janë raportuar në disa shtete, nga Teksasi deri në Massachusetts, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se i ftohti ekstrem do të vijojë gjatë gjithë javës, me temperatura rekord nën zero. Një nga rastet më tronditëse u shënua në New Jersey, ku një burrë 67-vjeçar u gjet i pajetë jashtë banesës, me lopatën e borës ende në dorë. Autoritetet dyshojnë se ai ka ndërruar jetë gjatë pastrimit të borës. Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, erërat e ftohta kanë arritur deri në -50 gradë Fahrenheit, duke e bërë të rrezikshëm qëndrimin jashtë edhe për pak minuta. Meteorologët paralajmërojnë...
Burimi:
javanews.al