Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është informuar për një gamë të gjerë opsionesh ushtarake dhe operacioneve të fshehta që mund të përdoren kundër Iranit, kanë bërë të ditur dy zyrtarë të Departamentit të Mbrojtjes për partnerin amerikan të BBC-së, CBS News. Sipas burimeve, në mesin e skenarëve të paraqitur përfshihen sulme me raketa me rreze të gjatë veprimi, në rast të një ndërhyrjeje të drejtpërdrejtë ushtarake të SHBA-ve. Megjithatë, zyrtarët e Pentagonit kanë shqyrtuar edhe operacione kibernetike, si dhe fushata psikologjike, që synojnë të godasin strukturat drejtuese dhe sistemet e komunikimit të Iranit. Tensionet janë rritur më tej, pasi Trump njoftoi të hënën vendosjen e një tarife prej 25% ndaj mallrave nga vendet që kanë marrëdhënie tregtare me Iranin. Vendimi vjen në një...
Burimi:
javanews.al