Rrëzohet në Teksas avion që transportonte pacientë, mes viktimave edhe një fëmijë

Rrëzohet në Teksas avion që transportonte pacientë, mes viktimave edhe një fëmijë

Të paktën gjashtë persona, mes tyre edhe një fëmijë dyvjeçar, humbën jetën pasi një avion i Marinës Ushtarake të Meksikës, i cili transportonte pacientë për trajtim mjekësor, u rrëzua pasditen e së hënës në ujërat e Gjirit të Galvestonit në Teksas, sipas autoriteteve amerikane. Konsullata meksikane në Houston bëri të ditur se viktimat përfshijnë katër anëtarë të ekuipazhit, një pacient dhe një mjek. Një person tjetër konsiderohet i zhdukur dhe dyshohet se ka humbur jetën. Ndërkohë, një shoqërues i pacientit dhe një infermiere arritën të mbijetojnë nga aksidenti. Deri më tani janë gjetur pesë trupa, ndërsa kërkimet vazhdojnë në kushte të vështira për shkak të mjegullës së dendur. A least five people died on Dec. 22 after a medical plane from Mexico crashed into the...