Rrëzohet helikopteri i ‘gjigantit’ të naftës, 14 persona humbin jetën

Rrëzohet helikopteri i ‘gjigantit’ të naftës, 14 persona humbin jetën

Një helikopter në pronësi të gjigantit saudit të naftës Aramco u rrëzua këtë të diel, 28 qershor, në zonën e Ras Tanura, në bregun lindor të Arabisë Saudite, në perëndim të Ngushticës së Hormuzit. Si pasojë e aksidentit humbën jetën 14 shtetas sauditë. Lajmi u bë i ditur nga agjencia shtetërore e lajmeve, e cila njoftoi se shkaqet e rrëzimit ende nuk dihen. Sipas autoriteteve, kanë nisur hetimet me pjesëmarrjen e institucioneve përkatëse për të zbardhur rrethanat që çuan në rrëzimin e helikopterit. Vetëm dy ditë më parë, Aramco kishte rifilluar ngarkimin e naftës së papërpunuar në terminalin e saj në Ras Tanura, pasi aktiviteti ishte ndërprerë për gati 4 muaj. Arabia Saudite, eksportuesja më e madhe e naftës në botë, është ndër vendet që kanë përshpejtuar transportin e ngarkesave,...