Rrëzohet helikopteri gjatë stërvitjes, humbin jetën dy ushtarë
Dy ushtarë koreano-jugorë humbën jetën ditën e sotme pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak gjatë një stërvitjeje në rrethin Gapyeong, rreth 55 kilometra në verilindje të Seulit, njoftuan autoritetet ushtarake. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:04, ndërsa helikopteri po kryente manovra për ulje emergjente pa fikur motorin. Helikopteri AH-1S Cobra, ishte ngritur në fluturim për qëllime stërvitore në orën 09:45. Dy personat në bord u transportuan menjëherë në spital, por nuk arritën t’u mbijetonin plagëve të marra. Sipas ushtrisë, në vendin e aksidentit nuk ka pasur zjarr. Sipas Reuters pas aksidentit, autoritetet ushtarake njoftuan pezullimin e përkohshëm të të gjitha fluturimeve me këtë model helikopteri dhe ngritjen e një ekipi të posaçëm hetimor për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit. Zyrtarët thanë se hetimi është në vijim dhe pritet...
Burimi:
vizionplus.tv