Rrëzohet avioni i forcave turke, humb jetën piloti
Një avion luftarak F-16 i Forcave Ajrore Turke u rrëzua në orët e para të mëngjesit në Balikesir. Si pasojë piloti ka humbur jetën njoftoi prefekti i rajonit, Ismail Ustaoglu. Sipas prefektit, avioni F-16, i cili i përkiste Komandës së Skuadronit të 9-të të Bazës Ajrore të Balikesir. Ende nuk dihen shkaqet në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa autoritet po hetojnë për të zbardhur ngjarjen. Avioni është rrëzuar në autostradën Izmir-Stamboll, dhe ekipet po punojnë intensivisht, për të hapur rrugën pasi u mbylla përkohësisht për arsye sigurie.
Burimi:
vizionplus.tv