Rreth 116 të vrarë nga protestat në Iran, Trump: Gati të ndërhyjmë
Natën e së shtunës, parullat kundër qeverisë mbushën rrugët e kryeqytetit iranian, Teheran, ndërsa protestuesit bënin thirrje për lëvizjen më të madhe kundër republikës islamike të tre viteve të fundit, pavarësisht një represioni të fortë të ushtruar nga autoritetet të cilat kanë bllokuar edhe internetin prej rreth 3 ditësh. Numri i personave të vrarë gjatë protestave në Iran është pothuajse dyfishuar brenda pak orësh, duke shkuar në të paktën 116, sipas përditësimit të fundit të organizatës amerikane Human Rights Activists Neës Agency (HRANA) e cila shton se shtatë nga viktimat janë të mitur. Sipas organizatës, shumica e personave janë vrarë nga municione të vërteta ose nga armë zjarri me plumba gome, kryesisht nga distancë e afërt. Sipas të njëjtit burim, 37 nga viktimat dyshohet se janë anëtarë të...
Burimi:
opinion.al