Rrëfimet e ushtarëve rusë, si eliminoheshin të “pabindurit”

Rrëfimet e ushtarëve rusë, si eliminoheshin të “pabindurit”

Katër ushtarë rusë kanë përshkruar brutalitetin, ekzekutimet e menjëhershme dhe torturat brenda radhëve të tyre gjatë shërbimit në vijën e frontit në Ukrainë, sipas një dokumentari të BBC-së. Në “The Zero Line: Inside Russia’s War”, ata pretendojnë se komandantët ekzekutonin rregullisht ushtarë që refuzonin urdhrat, veçanërisht ata që nuk pranonin të merrnin pjesë në të ashtuquajturat sulme frontale, valë të përsëritura këmbësorie të përshkruara nga trupat si misione pothuajse vetëvrasëse. Dy prej ushtarëve thanë se kanë parë personalisht ekzekutime të kryera nga afër. Njëri kujton se pa katër burra të qëlloheshin pasi refuzuan të ktheheshin në front, ndërsa tjetri përshkroi një komandant që vriste ushtarë vetëm disa metra larg tij. Një ish-ushtarak, i mobilizuar në vitin 2024, tha se ishte i vetmi i mbijetuar nga...