Rrëfim pas takimit/ Kryeministri sllovak Fico i tronditur: Gjendja mendore e Trump e rrezikshme
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka shprehur shqetësim të thellë për gjendjen mendore të Presidentit amerikan Donald Trump, pas një takimi ballë për ballë në rezidencën Mar-a-Lago në Florida, sipas disa diplomatëve evropianë të informuar mbi bisedat mes liderëve të BE-së, raporton Politico.Sipas pesë diplomatëve evropianë, Fico u ka treguar homologëve të tij gjatë një samiti të Bashkimit Evropian javën e kaluar në Bruksel se ishte “i shokuar” nga mënyra se si Trump u shfaq gjatë takimit të 17 janarit. Dy prej diplomatëve thanë se kryeministri sllovak e përshkroi gjendjen psikologjike të presidentit amerikan si “të rrezikshme”.Diskutimi u zhvillua më 22 janar, në kuadër të një samiti emergjent të BE-së për marrëdhëniet transatlantike, i thirrur pas deklaratave të Trump për marrjen e Groenlandës dhe kërcënimeve...
Burimi:
ntv.al