Rojet që mbronin Maduron ranë në tokë dhe u doli gjak nga hunda! Trump zbulon për herë të parë armën sekrete të përdorur në Venezuelë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi për New York Post se një armë e re sekrete, të cilën ai e quan “Shkatërruesi” (“The Disruptor”), ishte vendimtare për operacionin amerikan që çoi në arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro. Sipas Trump, kjo armë “bllokoi funksionimin e armëve të armikut” gjatë operacionit më 3 janar, kur helikopterët amerikanë hynë në Karakas për të arrestuar Maduron dhe gruan e tij, Cilia Flores. “Shkatërruesi. Nuk më lejohet të flas për të,” tha Trump në një intervistë nga Zyra Ovale, duke shtuar se nuk dëshironte të jepte më shumë detaje, por konfirmoi përdorimin e armës në operacion. Ai tha se forcat që mbronin Maduron nuk arritën të përdornin raketat e tyre, edhe pse, sipas tij, ato ishin sisteme armësh...
Burimi:
vizionplus.tv