Rindizet tensioni global/ Kina lëshon raketa drejt Tajvanit, mesazh i qartë për SHBA?

Rindizet tensioni global/ Kina lëshon raketa drejt Tajvanit, mesazh i qartë për SHBA?

Kina lëshoi raketa në ujërat e Tajvanit, në ditën e dytë të stërvitjeve ushtarake që konsiderohen si lojërat më të rrezikshme të luftës deri më tani. Si pjesë e stërvitjeve që simulojnë një bllokadë, Komanda Lindore e Kinës kreu 10 orë trajnime me armë zjarri, duke lëshuar raketa në ujërat në veri dhe në jug të ishullit të qeverisur demokratikisht. Njësitë e forcave ajrore dhe të marinës simuluan gjithashtu sulme ndaj objektivëve detarë dhe ajrorë dhe kryen stërvitje antinëndetëse, ndërsa mediat në Pekin evidentuan superioritetin teknologjik dhe ushtarak dhe aftësinë e Kinës për ta marrë me forcë ishullin nëse do të jetë e nevojshme. Të pagëzuara si “Misioni i Drejtësisë 2025”, stërvitjet nisën 11 ditë pasi SHBA njoftoi një paketë rekord prej 11.1 miliardë dollarësh...