Rimbyllet Hormuzi/ Izraeli prish armëpushimin, sulm 100 objektivave në Liban

Rimbyllet Hormuzi/ Izraeli prish armëpushimin, sulm 100 objektivave në Liban

Media iraniane raportojnë se cisternat e naftës janë ndaluar për të kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit, pasi Izraeli po godet Libanin. Lejimi i kalimit të cisternave nëpër këtë ngushticë është kyç për armëpushimin mes Iranit dhe SHBA-ve. Por agjencia e lajmeve Fars, e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike (IRGC), ka raportuar se ndërsa dy cisterna nafte arritën të kalonin përmes ngushticës mëngjesin e kësaj të mërkure, 8 prill, me leje nga Irani, kalimi i cisternave të naftës nëpër Ngushticën e Hormuzit tashmë është ndalur. Edhe Agjencia e Lajmeve e Republikës Islamike raporton se anijet janë ndaluar, me të dyja mediat që i referohen sulmeve të vazhdueshme të Izraelit ndaj Libanit. Situata është tejet e tensionuar pasi marrëveshja e ndërmjetësuar nga Pakistani dështoi brenda ditës, duke...