Revolucion në mjekësi/ 9-vjeçari në Britani bëhet fëmija i parë që iu nënshtrua një operacioni për zgjatjen e këmbës
Një djalë 9-vjeçar është bërë fëmija i parë në Mbretërinë e Bashkuar që i është nënshtruar një ndërhyrjeje inovative për zgjatjen e këmbës, falë një teknike të re të aplikuar në Alder Hey Children’s Hospital, në Liverpool. Ndërhyrja shënon një hap të rëndësishëm në trajtimin e diferencave të gjatësisë së gjymtyrëve tek fëmijët. 9-vjeçari Alfie Phillips, nga Northampton, vuan nga fibular hemimelia, një sëmundje e rrallë që prek më pak se një në 40 mijë lindje dhe pengon zhvillimin normal të njërës këmbë. Në rastin e tij, këmba e djathtë ishte disa centimetra më e shkurtër se e majta, diferencë që pritej të rritej me kalimin e viteve. Operacioni u krye në mars 2025 dhe përfshiu vendosjen e një gozhde teleskopike metalike brenda kockës së...
Burimi:
vizionplus.tv