Reuters: SHBA pritet të ndërhyjë ushtarakisht në Iran brenda 24 orëve! Evropa dhe Izraeli paralajmërojnë përshkallëzim

Reuters: SHBA pritet të ndërhyjë ushtarakisht në Iran brenda 24 orëve! Evropa dhe Izraeli paralajmërojnë përshkallëzim

Një sulm i Shteteve të Bashkuara kundër Iranit brenda 24 orëve të ardhshme konsiderohet i mundshëm nga zyrtarë evropianë dhe izraelitë, sipas agjencisë Reuters. Ndërkohë, Uashingtoni ka nisur tërheqjen paraprake të një pjese të personelit nga bazat ushtarake në Lindjen e Mesme, mes përshkallëzimit të tensioneve. Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, tha se “Shtetet e Bashkuara po tërheqin një pjesë të personelit nga bazat kryesore në rajon për shkak të rrezikut të shtuar”. Ky veprim pason paralajmërimet e një zyrtari të lartë iranian, sipas të cilit Teherani ka njoftuar vendet fqinje se bazat amerikane do të jenë shënjestër në rast se Uashingtoni ndërmerr sulm ndaj Iranit. Dy zyrtarë evropianë konfirmuan se ndërhyrja ushtarake amerikane duket e mundshme, me njërin që vlerësoi se ajo...