Reuters: Irani ka vendosur mina detare në Ngushticën e Hormuzit

Reuters: Irani ka vendosur mina detare në Ngushticën e Hormuzit

Irani ka vendosur rreth 12 mina detare në Ngushticën e Hormuzit, sipas dy burimeve të cituara nga agjencia ndërkombëtare Reuters. Një nga burimet bëri të ditur se pozicionet e shumicës së minave janë të njohura, por nuk dha detaje se si Shtetet e Bashkuara planifikojnë të përballen me situatën. Sipas raportimit, Teherani ka paralajmëruar vazhdimisht se në rast të një sulmi ushtarak ndaj tij, mund të përgjigjet duke vendosur mina në këtë ngushticë strategjike. Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë për transportin e energjisë. Rreth një e pesta e tregtisë globale të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm (LNG) kalon përmes kësaj zone, çka i jep Iranit një mjet të rëndësishëm presioni ndaj SHBA-së dhe aleatëve të saj...