Reshjet e pazakonta shkaktojnë tragjedi në Kolumbi, të paktën 13 të vdekur dhe qindra familje të përmbytura
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën javën e kaluar në zona të ndryshme të Kolumbisë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, një fenomen i pazakontë për këtë periudhë të vitit, sipas një bilanci të bërë publik të dielën nga burime zyrtare. Një front i ftohtë i ardhur nga pjesa veriore e kontinentit amerikan arriti në rajonin e Karaibeve në Kolumbi, duke rritur reshjet me mbi 64% gjatë muajit janar krahasuar me mesataren historike, siç bëri të ditur Instituti Meteorologjik Kolumbian (IDEAM), i cili e lidhi këtë situatë me krizën klimatike. Autoritetet raportuan se shtatë persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën si pasojë e një rrëshqitjeje masive dheu të premten në bashkinë Mayama, në departamentin Nariño, në jugperëndim të vendit....
Burimi:
vizionplus.tv